Ndonëse Qeveria e Kosovës vendosi masat antiCOVID-19 për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qytetarë të shumtë nga Kosova edhe këtë të shtune kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë.

Kjo dyndje ka krijuar serish kolona të gjata automjetesh në piken e kalimit kufitar Kosove-Shqiperi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar  e Kosoves dalja nga Kosova  në pikën kufitare në Morinë është deri në Zhur ne thellesi te territorit te Kosoves për çka qytetarët detyrohen të presin deri në tre ore për të kaluar kufirin.

Prej datës 6 shtator futja ne Shqiperi ka si kusht qenien te pajisur me nje dokument, qofte ai i vaksinimit, kalimit te Covid, apo test PCR apo antigen te 72 dhe 48 oreve te fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *