Subscribe

Mbi 133 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca në Kosovë kanë skaduar pasi qytetarët refuzuan injektimin e tyre. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se shkak për këtë qëndrim është bërë keqinformimi, i cili sipas tij është nxitur edhe nga deputetë të kuvendit të Kosovës.

 

ARBEN VITIA

MINISTER I SHENDETESISE

 “Natyrisht se nuk është një lajm i mirë, si ministri e shëndetësisë qysh në fillimin kemi lajmëru se afati i tyre është 31 gushti i këtij viti. Dezinformatat e ndryshme kanë ndikuar që ato të mbesin pa u përdorë. Përveç tjerash kjo ka ndikuar dukshëm në uljen e interesimit të qytetarëve për të marrë këtë vaksinë deri në refuzim.”

 

Ministria Vitia bëri të ditur se disa kontigjenteve të vaksinave që janë donacione nga vendet perëndimore, do të mbërrijën në vende brenda këtij muaji.

 

“Në fillim të javës së ardhshme edhe pjesa tjetër e vaksinave të prodhuara nga kompania Pfizer përmes mekanizmit Covax donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 500 mijë doza si dhe 200 mijë doza nga kontrata bileterale që kemi me kompaninë Pfizer dhe të cilat vazhdojnë të vijnë në fillim të çdo jave”.

 

Në Kosovë janë vaksinuar 571 mijë qytetarë prej të cilëve 291 mijë me dy doza të vaksinave apo 23 për qind e popullsisë së moshës mbi 18 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *