“Kosovarët nuk kane lidhje me sulmet”
Tre shtetasit kosovare te ndaluar një dite me pare ne Gjermani nuk kane lidhje me sulmet terroriste te Brukselit. Prokurori gjerman Weinzierl konfirmoi per Vizion Plus se hetimet e kryera nuk kane zbuluar përfshirje te tyre ne këto ngjarje.
“Nga ecuria e deritanishme nuk rezulton lidhje me sulmet ne Bruksel. Ju konfirmojmë se Prokuroria ne Munih ka nisur një hetim ndaj tre shtetasve kosovare te ndaluar pranë Mynihut.”
Lajmi per ndalimin e tre kosovareve u publikua nga mediat italiane dhe gjermane, sipas te cilave ata ishin duke udhëtuar me nje automjet ne autostrade nga Mynihu drejt Salsburgut. Ne makinën e tyre tip benz me targa belge u gjeten 10 mije euro. Dyshimet se ata mund te kenë ndihmuar organizatoret e sulmeve te kryeqytetit belg kane rezultuar deri tani te pabaza.




