Subscribe

Kjo e shtunë ka regjistruar një numër të madh qytetarësh nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë preferuar bregdetin e vendit tonë për të kaluar fundjavën.

 

 

Rritja e temperaturave, e njekohesisht rënia e numrit të infektimeve nga koronavirusi, si dhe imunizimi prej vaksinimit masiv, kanë shtuar vizitorët.

 

“Nuk kemi pasur ndonjëherë frikë. Themi se valën tjetër e kemi kaluar dhe tani jemi imunë dhe gati për një verë të bukur tek vëllezërit tani.”

 

“Vij një herë në dy javë në Shqipëri më pelqen ta vizitoj. Tani që edhe koha ka filluar të hapet me pelqejnë pushimet këtu. Nesër kthehemi por mendoj që edhe për pushime vere këtu do kalojmë.”

 

Edhe pse aksidentet janë shtuar ndjeshëm, pushuesit kosovarë thonë se kjo nuk do t’i pengojë për të ardhur për pushime në Shqipëri. Por, ata apelojnë për kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.

 

 

“Shqetësuese është në fakt pjesa e aksidenteve, vrasjeve këtu në Shqipëri , keq na vjen por i vetmi mesazh që unë mund të jap është që ti japin makinës me kujdes të mendojnë për jetën e tyre , jetën e familjarëve dhe ta ulin shpejtësinë aty ku duhet.”

 

Për shkak të fluksit, policisë kufitare në Morinë i është dashur të aplikojë procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *