Subscribe

Kjo e shtunë ka shënuar fluksin të madh në pikat e kalimit kufitar. Ne Morine kane hyrë mbi 20 mijë automjete dhe 40 mije qytetarë të Kosovës. Fale masave te marra me shtimin e sporteleve, nuk ka patur radhë dhe vonesa.

 

Ndërkohë policia rrugore ka qene prezente përgjatë gjithë rrugës se “Kombit” më patrulla, për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave, me qellim qe te evitohen aksidentet.

 

Ndërkohë, ne Qafë Thane kanë kaluar më shumë se 12 mijë e 500 shtetas shqiptarë e të huaj. Fluksi më i lartë ka qenë kryesisht në orët e paradites.

 

Radha e mjeteve ka qenë e gjate dhe arrin deri në afërsi të doganës maqedonase. Në këto ditë te gushtit, ne te dyja anët e doganës janë shtuar sportelet për te përballuar ngarkesën e madhe. Ky fluks pritet te vazhdoje edhe përgjatë ditëve te tjera te gushtit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *