Subscribe

Agim Gashi, autori i vrasjes së Erjon  Javorit, paraditen e së enjtes, vijon të jetë në arrati.

 

35-vjeçari Gashi,  i cili njihej si person problematik, është zhdukur pa lënë gjurmë, megjithëse policia e Fierit ka kontrolluar të gjithë qytetin: garazhe, magazina dhe vende ku dyshohet se mund të jetë fshehur makina tip Benz i përdorur nga autori për atentatin , por pa rezultat.

 

Kamerat e sigurisë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk kanë dhënë një ndihmë të qartë për drejtimin e makinës, edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur edhe në drejtim të Vlorës, ndërkohë që janë njoftuar pikat kufitare për kontroll të shtuar të mjeteve dhe personave.

 

Hetuesit vijojnë të kenë si pistë kryesore një konflikt të çastit mes autorit dhe viktimës, të cilët janë fqinj dhe banesat i kanë jo më shumë se 200 metra nga njëra-tjetra.

 

Viktima dhe vëllai i tij kanë qenë në Gjermani dhe janë kthyer 2 javë më parë, kur edhe mendohet se Javori dhe Gashi, të dy shtetas nga Kosova, por që janë vendosur në Fier shumë vite më parë,  janë konfliktuar.

 

Të enjten, Gashi e priti Erjon Javorin të dilte nga shtëpia me makinën e tij Porsche dhe më pas e ka ndjekur nga pas me këtë’ Benz”  duke i dalë paralel.  Në këtë moment ai e ka qëlluar 41-vjeçarin me pistoletë teksa një plumb e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagën vdekjeprurëse.

 

Elton Javori është nipi i Medi dhe Demir Backës, të vrarë në vitet 1997 dhe në 2021. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *