E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

Kosovarët dynden në Shqipëri

Rruga e Kombit po përballon një fluks të madh automjetesh në këto ditë të nxehta vere. Mijëra shqiptare të Kosovës apo dhe Maqedonisë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri dhe ky fakt ka bërë që vetëm këtë të diele numri i numri i shtetasve që kanë hyrë në vendin tonë nga dogana e Morinës te arrij ne 25 mije.

 

Por qarkullimi i madh është një shqetësim për shoferët që kalojnë në këtë rrugë, e cila është e dëmtuar ne disa pjese te saj. Më konkretisht segmenti nga Morina në Kukës, pranë Uzinës ku po punohet për ndërtimin e urave paraqet problem.

 

Reklamë

Rruga e Kombit është dhënë me koncesion dhe nga data 17 shtator kalimi në të do të jetë me pagesë. Ndërkohë paralelisht kompania koncesionare ka nisur punimet për të përfunduar disa investime në këtë aks, i cili është ende i papërfunduar.

 

Më shumë video

Reklamë