Pavarësisht se është muaji i Ramazanit numri i kosovareve që duan të kalojnë fundjavën në Shqipëri, është rritur ndjeshëm. Në doganën e Morinës është vene re fluks i madh qytetaresh e mjetesh. Dyndja e pushueseve ka ardhur edhe si rezultat i rritjes së temperaturave, por nuk ka patur radhë te gjata dhe pritje. Sipas punonjëseve të doganës, mëngjesi i se shtunës shënoi fluksin e parë të pushuesve per kete vit dhe në ditët në vijim pritet qe të jetë edhe më i madh. Qytetet si Durresi, Saranda, Lezha, Tirana janë pjesë e guidave për pushime ditore të qytetarëve kosovare. Gjatë muajve qershor, korrik e gusht të vitit të kaluar mes Shqipërisë e Kosovës u regjistruan më shumë se 2.7 milionë hyrje-dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *