E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kosovarët dynden drejt Shqipërisë, rreth 15 mijë qytetarë kaluan kufirin

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur sërish bregdetin shqiptarë për të pushuar .

Vetëm në orët e para të ditës kanë kaluar kufirin rreth 15 mijë qytetarë.

Reklamë

Kjo ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës, dhe vështirësi në lëvizje.

Megjithatë policia ka vënë në punë 6 sportele, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi.

Destinacionet e preferuara të shqiptarëve vijojnë të mbeten Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja, por së fundi listës i janë shtuar dhe ishujt e Ksamilit në jug të vendit.

Ajo që ra në sy ishte dhe numri i madh i qytetarëve, që kishin zgjedhur të udhëtonin me autobus drejt bregdetit shqiptar, por sigurisht duke respektuar masat dhe protokollet e vendosura. Shtimi i rasteve nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri./VIZION PLUS/

Më shumë video

Reklamë