Subscribe

Të paktën 48 emigrantë kosovarë dhe kurdë, mes tyre gra dhe fëmijë janë kapur nga policia Italiane në Brindisi, në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve europiane.

Operacioni “Themis 2018” u zhvillua mbrëmjen e së martës nga Guardia Di Finanza, në bashkëpunim me Frontex dhe Qendrën Ndërkombëtare të Koordinimit.

Sipas njoftimit të Guardia di Finanza, autoritetet detare spikatën anijen, e cila lundronte në det të hapur rreth orës 2.30 të mëngjesit të së mërkurës.

Pas kontrollit të anijes rreth 15 metra të gjatë e cila mbante flamurin gjerman “Nordster”, u zbulua se aty ndodheshin 48 klandestinë të kombësisë kosovare dhe kurdë, mes tyre 6 gra dhe 12 fëmijë.

Dyshohet se anija është nisur nga Turqia.

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas ukrainas e një rus, të cilët dyshohet se janë organizatorët e dërgimit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme drejt brigjeve të Italisë.

Kjo është hera e parë që shtetas nga Kosova tentojnë të lëvizin drejt BE-së në mënyrë të paligjshme me anije.

Kjo shton dyshimet se një gjë e tillë vjen për shkak se Kosova nuk ka fituar ende liberalizimin e vizave, duke detyruar qytetarët e saj të gjejnë rrugë alternative për të hyrë në vendet e unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *