E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“KosovaPress” feston sot 23-vjetorin e krijimit

“KosovaPress” feston sot datëlindjen e 23-të.

 

Agjencia e lajmeve u krijua më 4 janar 1999, si një nevojë e kohës për të informuar qytetarët rreth zhvillimeve në Kosovë, duke dhënë kontribut të madh në informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për luftën çlirimtare, krimet serbe dhe bombardimet e NATO-s.

 

Reklamë

Aktualisht, “KosovaPress”, e cila ka hapur një zyrë edhe në Tiranë, funksionon në tri gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht, ndërsa vijon të ketë objektiv që të jetë një burim i besuar i lajmit si dhe një kontribuues i rritjes së lirisë së të shprehurit.

 

Agjencia e lajmeve vijon të sjellë për lexuesin gjithë çfarë ndodhë në jetën e përditshme politike, ekonomike e sociale të Kosovës, rajonit, Evropës dhe botës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë