E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova,1 vit ushtri/ Thaçi: Të aftë për tu mbrojtur nga kërcënimet e jashtme

Kjo e shtune shenon nje vjetorin e forces se sigurise se Kosoves. Presidenti Thaçi ka nenvizuar se me 14 dhjetor te vitit te kaluar kane permbyllur nje proces te filluar pese vjet me pare, me te cilin i kane vene themelet e ushtrise se Kosoves.

“Me ndryshimet ne ligjin per fsk-ne i dhame mandatin dhe kompetencat qe ajo dhe tere kosova i meritojne. Tri ligjet qe i hapen rruge transformimit te FSK-se ishin ligjet qe kane marre me se shumti vota ndonjehere, duke deshmuar keshtu vendosmerine e tere spektrit politik dhe vullnetin e tere Kosoves per ta pasur ushtrine tone.”-shkruan presidenti Thaci ne nje postim ne rrjetin social facebook.

Forca e Sigurise se Kosoves ka deshmuar aftesite e veta dhe pergatitjen e larte ne misionet e kerkim-shpetimit, si ne Kosove, ashtu edhe jashte vendit. Ajo po i shton kapacitetet per detyra te reja, per t’i mbrojtur qytetaret e Kosoves nga kercenimet e jashtme, por edhe per t’i ndihmuar aleatet tane ne vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo qe shfaqet nevoja”, ka shtuar Thaci ne deklaraten e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë