Subscribe

Kosova i ka ndërrmarë të gjitha masat për të përmballuar krizën energjitike, por për shkak se kriza është globale, pasojat janë të pashmangshme. Kështu është shprehur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, teksa theksuar se do të sigurohen që qytetarët të furnizohen me energji pa rritje të mëtejshme të kostos.

 

PËRPARIM KRYEZIU

ZËDHËNËS I QEVERISË SË KOSOVËS

“Në javët e fundit ne kemi miratuar vendimin në qeveri që subvencionin konsumin e energjisë elektrike, me qëllim që të evitohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe anën tjetër të sigurohet një furnizim stabil. Masat janë ndërmarrë  me qëllim të amortizimit të krizës, por kur kriza është globale dhe Kosova për 20 vjet nuk ka arritur të përmirësojë kapacitetet e saj medoemos, pavarësisht përpjekjeve tona që ajo të jetë sa më e vogël dhe minimale, pasojat janë gati se të pashmangshme”

 

Shtrenjtimi dhe mungesa e energjisë që mund të blihet, sipas Kryeziut, janë ndër problematikat që vonojnë procesin e importit.

 

“Po ashtu duhet të ketë parasysh se për fatin tonë të keq, Kosova ka kapacitete të limituara të energjisë elektrike, atë e bënë me një teknologji të vjetruar që e ka në përdorim. Pra pjesa tjetër duhet me doemos të importohet siç ka ndodhur rëndom me vitet paraprake. Dallimi është se kësaj radhe kjo po ndodh në një kohë kur ka krizë energjetike në gjithë botën, rrjedhimisht çmimi është më i shtrenjtë i importimit, por të njëjtën kohë problemi kryesor është mungesa e energjisë elektrike e cila mund të blihet nga Qeveria e Kosovës. Ky është problemi thelbësor për shkak të krizës globale energjetike”

 

Ndërkohë një grup qytetarësh  marshuan në rrugët e prishtinës për të kërkuar furnizim të rregullt të energjisë dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *