Opozita ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

 

Lëvizja Vetëvendosje qëndron në vend të parë dhe ka marrë mbi 200 mijë votave ose 25.6 perqind.

 

Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë,  me një diferencë tejet të ngushtë  radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 194.778 vota ose 24.8 perqind.

 

Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja, e cila ka marrë 21% ose 164.930 vota.

 

Ndërsa në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD i ramush Haradinajt që ka marrë vetëm 11%. Ndërsa Koalicioni NISMA-AKR-PD  i Fatmir limajt dhe behgjet pacollit nuk e ka kaluar pragun.

 

Ndarjen e numrit të deputetëve në bazë të votave të fituara nga partitë dhe koalicionet në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas votave të numëruara deri më tani nga KQZ-ja rezulton të jetë e tillë.

 

PERBERJA E RE E KUVENDIT TE KOSOVES

 

 

VV                                 31 deputetë

 

 

LDK                              30 deputetë

 

 

PDK                               25 deputetë

 

 

AAK-PSD                      14 deputetë

 

 

Komunitetet                  20 deputetë

 

Vetëvendosje do të ketë një deputet më shumë se LDK, dhe në rastin e një koalicioni paszgjedhor së bashku do të kenë 61 deputetë, për të formuar shumicën në parlament.  PDK do të ketë 25 deputetë dhe kreu i kësaj partie Kadri Veseli ka deklaruar se do të kalojë në opozitë.

 

Në bazë të votave të numëruara deri më tani, koalicioni mes Nismës, AKR-së dhe PD-së ka marrë 4,90% të votave  konkretisht 38.013 vota.

 

Me këtë rezultat, gjasat janë që ky koalicion të mos e kalojë pragun zgjedhor dhe për rrjedhojë, votat e tyre ndahen proporcionalisht tek partitë që e kanë kaluar pragun.

 

Ndërkohë në qendrën e numërimit dhe rezultateve pritet që brenda disa ditëve të mbyllet numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.

 

Sipas Valmir Elezit aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre, apo sa është numri i votave me kusht.

 

 

2785 persona kanë qenë të regjistruar si persona me nevoja të veçanta, ndërsa Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime.

 

Lëvizja vetëvendosje ka dalë forcë e parë  në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Kamenicë, Vushtrri, Hani i Elezit dhe Obiliq.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në Dragash, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan, Podujevë, Pejë, Suharekë dhe Viti.

 

Kandidatja për kryeministe e LDK-së vjosa Osmani ka deklaruar se pasi të numërohet edhe vota e fundit ata mund të flitet për koalicione paszgjedhore, pasi priten të numërohen dhe votat e diasporës.

 

Vjosa Osmani eshte shprehur se cilido qofte rezultati i zgjedhjeve LDK-ja do ta pranojë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *