E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kosova vendos sanksione shtesë ndaj Rusisë

Kosova ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë si pasojë e sulmit të saj ushtarak në Ukrainë.

 

Ka qenë zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla që njoftoi marrjen e vendimeve gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të hënë.

 

Reklamë

Këto sanksione përfshijnë masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat teknologjinë me përdorim të dyfishtë.

 

Gjithashtu janë vendosur masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin e energjetikës.

 

“Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë një objekt i kufizimeve të rifinacimit dhe së fundi masa kufizuese që ndalon ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredive”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë