Subscribe

Ndërsa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë u tensionuan pas arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq të kërkuar nga Ankaraja, Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zbutur tonet.

 

Ai ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

 

 “Kosova nuk duhet të strehojë në vendin e saj tradhtarët. Kjo është ajo që presim nga miku. Shpresojmë se pas kësaj Kosova do të ndërmarrë hapa të përgjegjshëm dhe të bëjë atë që kërkon miqësia dhe vëllazëria. Shpresoj që Kosova të pastrohet nga këta të pabesë. Kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të tyre. Qoftë në Kosovë qoftë në ndonjë vend tjetër nuk do të lejojmë strehimin e tradhtarëve ndaj nesh”.

 

Reagimi i Çavuşoğlu vjen pas akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës. Më herët Erdogan e ka kërcënuar kryeministrin kosovar se do te jepte llogari pasi vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe ministrit të punëve të brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *