E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kosova sot në heshtje zgjedhore

Kosova këtë të shtunë është në heshtje zgjedhore, pas 10 ditësh fushatë elektorale ku subjektet politike, kandidatët për kryeministër dhe deputetë paraqiten programet e tyre dhe kërkuan votën e qytetarëve.

 

Të dielën e 6 tetorit Kosova do të votojë për formimin e qeverisë së re dhe për 120 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

 

Reklamë

Komisioni Qendror Zgjedhor për këro zgjedhje ka certifikuar 25 parti dhe subjekte politike të cilat do të garojnë, shkruan lajmi.net.

 

Në anën tjetër, nga këto 25 subjekte politike të certifikuara për një ulëse në Kuvendin e Kosovës garojnë 1097 kandidatë për deputetë.

 

Për të vendosur se kush do të jetë qeveria e ardhshme dhe kush do të jetë i ulur në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit, të drejtë vote sipas KQZ-së, kanë rreth 1 937 868 kosovarë

Më shumë video

Reklamë