E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova si Shqipëria/ Katër viktima të tjera me koronavirus

Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë janë shënuar katër viktima me koronavirus këtë të mërkurë.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha gjatë përditësimit të shifrave se totali i viktimave në Kosovë ka shkuar në 112.

Reklamë

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5.237. Ndërkaq, 92 pacientë janë shëruar, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 2462.

Sipas Ramadanit, situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë nën kontroll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë