Kosova shpall non grata, shkrimtarin mik të Millosheviç

Kosova shpall nën grata, Peter Handken. Fituesi i cmimit Nobel në letërsi për vitin 2019 njihet si një mbështetes i politikes së Sllobodan Milloshevicit, njeriu i cili nëpërmjet urdhërave të tij kreu shumë masakra ndaj popujve në ballkan dhe sidomos në Kosovë.
Lajmi për shpalljen non-grata të Handkes e dha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ai shkruan në facebook se Peter Handke nuk është i mirëpritur në Kosovë.
Mohimi i krimeve dhe mbështetja e krimineleve është një krim i tmerrshëm, shkruan mes të tjerash Pacolli.
Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.





