Subscribe

Në Kosovë kanë humbur jetën edhe 28 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa shkalla e pozitivitetit ndaj infeksionit, rezulton në rritje krahasuar me ditët e fundit. Ndërkohë autoritetet shëndetësore shprehen të shqetësuar për shtimin e rasteve tek të miturit. Në repartin e Pediatrisë, një dy vjeçar është i intubuar dhe pa sëmundje shoqëruese.

 

VIOLETA GRAJQEVCI

DREJTORESHE, REPARTI I PEDIATRISE

 “Mosha e fëmijës është dy vjeçare, është gati 1 javë që qëndron në Klinikën e Pediatrisë, momentalisht është pranuar në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë. Dy fëmijë të tjerë njëri është shtatë muajsh dhe tjetri 7 vjeç, gjendja e tyre është stabile, janë pranuar mbrëmë por po vazhdojnë me trajtim spitalor.”

 

Drejtoresha e repartit të Pediatrisë bën të ditur se gjatë muajit gusht rreth 50 fëmijë kanë kërkuar trajtim spitalor si pasojë e infektimit me virusin Sars-Cov 2.

 

“Javën e kaluar kemi pasur më shumë për arsye se ndoshta vala ka qenë më e shpeshtë e rasteve që janë lajmëruar në Klinikën e Pediatrisë me COVID pozitivë diku deri 22 fëmijë kemi pasur me COVID që janë deklaruar në Ambulancën e pranimit…..Deri në 50 fëmijë gjatë gushtit kanë qenë të hospitalizuar me COVID-19 duke marr parasysh që prej janarit e deri më tani diku janë më shumë se 110 fëmijë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë që janë diagnostikuar me COVID19.”

 

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim duke nënvizuar se varianti “Delta” ka shkaktuar valën më të keqe të pandemisë, që ka përjetuar vendi deri më tani.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *