Numri dy i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka dekaruar se Kosova është shembulli i qartë pse sipas tij Edi Rama duhet të largohet.

 

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Albin Kuri ka miratuar një paketë ndihme ekonomike për qytetarët, në kushtet e kërcënimit të krizës.

 

Sipas tij, në Shqipëri mendohet vetëm për xhepat e kryeministrit dhe ministrave të tij, ndërsa pa publikuar paketën ndihmëse që është miratuar në Kosovë, duke nisur nga subvencionimet, e deri tek mbështetja e pensionistëve apo studentëve .

 

Postimi i plotë:

 

Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!

 

Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.

 

Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:

 

📌🇽🇰 150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.

 

📌🇽🇰 SUBVENCIONIM të faturës së rrymës për ata që kursejnë energjinë elektrike.

 

📌🇽🇰 DYFISHIM të shumës së asistencës sociale për muajin shtator.

 

📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për pensionistët.

 

📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për studentët.

 

📌🇽🇰 100 EURO mbështetje për punëtorë të ndërmarrjeve publike.

 

📌🇽🇰 50 EURO shtesë për punëtorë të sektorit publik.

 

📌🇽🇰 SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.

 

Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar:

 

📌🇦🇱 ZERO RRITJE reale pensionesh.

 

📌🇦🇱 ZERO RRITJE rrogash për administratën publike.

 

📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për 67% të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë!

 

📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe produketeve të tjera ushqimore.

 

📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të karburanteve!

 

📌🇦🇱 ZERO KOMPENSIM për rritjen e çmimit të ilaçeve.

 

📌🇦🇱 ZERO SUBVENCIONIM për çmimin e lartë të energjisë elektrike.

 

Edi Rama duhet shporrur sa më parë sepse axhenda e tij është vetëm vjedhja, falimentimi dhe shfarosja e Shqipërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *