Subscribe

Ne nje kohe ku e gjithe bota po perballet me pandemine, politikanet ne Kosove jane me te percare se kurre madje duke rrezikuar dhe stabilitetin politik dhe institucional ne vend. Shkarkimi i ministrit te Brendshem Agim Veliu, ka tronditur koalicionin qeverises ne Prishtine, duke sjelle reagime te forta. Isa Mustafa, partneri i vetem i kryeministrit Albin Kurti ne qeveri, e ka quajtur nje veprim te nxituar shkarkimin e Veliut.

 

Madje Mustafa nuk ka humbur kohe duke zhvilluar takime me opoziten. Kreu i LDK eshte takuar kete te enjte me kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves  Ramush Haradinaj ndersa ka paralajmëruar mbledhjen e  firmave për mocionin ndaj qeverisë Kurti. Pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se partia e tij është pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR, AAK

Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën  e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim.

 

Mocioni, pjesë e të cilës është LDK-ja, u paralajmërua mbremjen e te merkures. Nderkohe mbetet për t’u parë nëse Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *