E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova raporton vetëm 4 raste të reja me koronavirus

Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 4 persona të infektuar, nga 324 teste të kryera, ndërsa janë shënuar 43 të tjerë të shëruar nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik deklaroi se rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Leposaviqit.

Aktualisht në Kosovë janë në total 860 të infektuar, 26 të vdekur dhe 533 të shëruar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë