E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova raporton sot 52 raste të reja me koronavirus

Kosova ka regjistruar këtë të martë 52 raste të reja me koronaviurs, nga 302 testime të realizuara.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi se të infektuarit janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

39 pacientë janë shëruar nga COVID, duke e çuar numrin në total në 1,108.

Që prej fillimit të përhapjes së virusit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,268 të prekur, ndërsa 38 kanë vdekur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë