Subscribe

Kosova ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 13 viktima dhe 245 raste pozitive me koronavirus, nga 468 testime të kryera.

Autoritetet shëndetësore raportuan këtë të diel 133 të shëruar, duke e çuar numrin e pacientëve që kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID në 4.863.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.”

Deri më tani, Kosova shënon në total 8.799 të infektuar dhe 249 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *