E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova raporton 79 raste të reja me koronavirus

Kosova ka konfirmuar këtë të martë 79 raste pozitive me koronavirusi, ndërsa ka ndërruar jetë një person.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se në total regjistohen 2.878 të infektuar dhe 51 viktima. Ndërkohë, shënohen 1.250 raste aktive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 71 pacientë. Numri i përgjithshëm i të rikuperuarve ka arritur në 1.577.

Vazhdo të lexosh

Reklamë