Subscribe

“Jam i lumtur te propozoj liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Komisioneri per Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos dha nga Brukseli lajmin e shumëpritur per qytetaret e Kosovës per te udhëtuar pa viza ne zonën Shengen. Thuajse 4 vjet qe pas marrjes se udhërrëfyesit per liberalizimin e vizave, vlerësimi per vendin ishte pozitiv. Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara, por tashme duhet te vijoje ne luftën ndaj korrupsionit.

Propozimi i sotëm është rezultat i punës se madhe dhe përpjekjeve te suksesshme te autoriteteve te Kosovës per arritjen e reformave te vështira ne fushën e drejtësisë, çështjeve te brendshme dhe me gjere. Unë e di se sa i rendesishem eshte udhëtimi pa viza per popullin e Kosovës dhe jam shume i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratoje propozimin tone shume shpejt.”

Krahas Ministrit të Brendshëm Skënder Hyseni, heqja e vizave është përshëndetur edhe nga presidenti Thaçi e kryeministrit Mustafa në Prishtine.

Skender Hyseni: Kjo eshte një dite e madhe per Kosovën dhe qytetaret e saj. Falenderoj institucionet e BE qe na kane qëndruar prane ne rrugën tone per plotësimin e kërkesave, nje rruge qe nuk ishte e lehte por e vështire. Ne do te vazhdojmë ne te njejten rruge per te përmbushur pritshmërite e BE, pasi Kosova ka firmosur MSA dhe jemi te vendosur ne synimin per t’u anetaresuar sa me shpejt.

Pas vendimit te Komisionit, erdhi reagimi i Komisionerit per Zgjerimin Johannes Hahn.

Propozimi per liberalizimin e vizave është nje shpërblim i merituar per popullin e Kosovës, shpërblim per reformat. Vazhdoni rrugen europiane, thekson Hahn. Nje reagim erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili shpesh ka kritikuar qëndrimin e BE ndaj Kosovës. “Fill pas UEFA-s, tjeter lajm i gezueshem per Kosoven rekomandimi i Komisionit per heqjen e vizave.  Me ne fund BE-ja po çlirohet nga nje turp!”, shkroi Rama ne Facebook. Nga Brukseli ku merr pjese ne samitin e PPE lideri i opozitës Basha, përgëzoi qytetaret e Kosovës per këtë arritje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *