Subscribe

Kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për anëtarësimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

 

Deklarata vjen nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

 

VIOLA VON CRAMON

 

RAPORTUESJA PËR KOSOVËN NË PE

 

“Pa një marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pranimi në BE nuk do të ndodh për dy vendet. BE-ja duhet t’i shërbejë Prishtinës  dhe Beogradit  për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të paqes. Dua të jem e qartë se keni arritur marrëveshjet të cilat duhet të zbatohen dhe të respektohen. Kosova nuk duhet të lejojë të jetë ana që shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe obligimet nga marrëveshja e Brukselit.”

 

Ndërsa ambasadori i BE-se ne Prishtinë, Tomas Szunyog, i kërkoi deputetëve të punojnë për të bindur Këshillin e Unionit për liberalizimin e vizave, në një kohë kur Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

 

 

TOMAS SZUNYOG

 

SHEFI I ZYRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN

 

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Por ceshtja është ende në shqyrtim në Këshill. Unë llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë për ta arritur këtë qëllim.”

 

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti e cilësoi të padrejtë bllokimin e liberalizimit të vizave nga eurodeputetët.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Bllokimi i vendimit për hapjen e negociatave ndërinstitucionalë për arritjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli është vendim i padrejtë dhe dritë shkurtër. Parlamenti është vendi ku kjo çështje duhet të ngritët në çdo mbledhje deri në marrjen e vendimit, pasi aty është vendi ku mbrohet Evropa si kontinent dhe jo i vendeve anëtare”

 

Këto deklarata u bënë në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *