E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kosova nuk pranon të pavaksinuarit, kthehen dhjetëra qytetarë nga Shqipëria

Kosova nis aplikimin e masave të reja në kufi. Nuk lejohet asnjë qytetar të futet në territorin e Kosovës pa certifikatën me dozat e plota të vaksinës. Nga sot nuk vlen asnjë dokument tjetër apo teste PCR. Kjo pohohet edhe nga qytetarët e kthyer sot nga Polica Kufitare e Vermicës.

 

Dhjetëra qytetarë që kanë patur një dozë vaksine dhe testet PCR janë kthyer nga policia kufitare e Kosovës. Vlen të theksojmë që pikat që kryejnë testet e shpejta antiCovid kanë dalë jashtë loje, pasi policia e Kosovës kërkon vetëm certifikatën e vaksinimit me dy doza. Jashtë kamerës një gjë të tille e pohuan edhe autoritetet doganore të pikës kufitare Vermicë.

Më shumë video

Reklamë