E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova nuk hyn në dialog me Serbinë pa SHBA-të

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në dialog me Serbinë pa u përfshirë në bisedime Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Dialogu është instrument për çështje mes fqinjësh, por nuk do të pranojmë dialog të pabarabartë, pa reciprocitet. Nuk mund të diskutohen temat e brendshme të Kosovës në dialog me Serbinë.

 

Reklamë

Është mundësia që ta rrëzojë parlamenti. Por edhe mundësia e një komisioni të ri dhe një përgatitje e versionit të duhur të kufirit, që është në Çakorr. Duhet të negociojmë edhe me Malin e Zi, që e di të vërtetën”, ka thënë Haradinaj për “Klan Kosova”.

 

Haradinaj gjithashtu tha se ka një gatishmëri për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 

“Lidhja me demarkacionin është e pakuptimtë. Nuk mendoj që vendimi për heqjen e vizave do të marrë shumë kohë. Mund të jetë çështje javësh, apo dy a tre muajsh”, është shprehur Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë