Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në ballë

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër...

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

6 Korrik 22:28

Gjatë të martës është zhvilluar takimi i delegacionit të Kosovës për dialogun me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ky takim ishte në kuadër të dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja, ndërkaq të mërkurën, takim të ngjashëm do të ketë edhe delegacioni i Serbisë, që do të pasohet me një takim të përbashkët të palëve.

Takimi i delegacionit të Kosovës, që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nisi paraditen e 6 korrikut dhe zgjati deri në orët e mbrëmjes.

Sipas burimeve diplomatike, në këtë takim delegacioni i Kosovës e ka njoftuar në hollësi ekipin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak për të arriturat e deritanishme sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut. Por, sipas të njëjtave burime, pala kosovare ka raportuar edhe për shumë obligime që nuk ka zbatuar Serbia.

Takimi i së mërkurës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik.

“Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter, Lajçak.

Takimi midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të shërbejë për të përgatitur takimin e ri ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit që pritet të mbahet në fund të korrikut.

Shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq ka paralajmëruar se gjatë bisedimeve do të flasë për moszbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Bashkimin Evropian vazhdojnë ta përsërisin qëndrimin se marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut duhet të zbatohen, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë, BE-ja pret që Kosova të dalë me një propozim se si do të zbatohej kjo marrëveshje, pasi me një vendim të mëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kjo marrëveshje është marrë përsipër si obligim ndërkombëtar. Por, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar zbatimin e saj, duke thënë se në Kosovë nuk do të ketë asociacion njëetnik./ REL

Posted Under:
Kosova Politike
Tagged:
BE Kosova Marrëveshje

Nga e njëjta kategori

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja

më shumë...

E rëndë në Prizren, vritet 81-vjeçarja, autori i dyshuar bashkëshorti i saj

më shumë...

AAK padit 17 vendime të qeverisë, opozita në Kosovë akuzon Albin Kurtin për shkelje të ligjit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:59

Mesazhe me përmbajtje kërënuese dhe terroriste kanë...

9:53

FOTO/ Ergys Agasi tentoi t’i largohej policisë...

9:45

Arrestimi i Ergys Agasit, Maks Haxhia shkon...

9:42

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:18

Bulqizë/ Zjarri në fshatin Vajkal, era dhe...

9:00

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në...

8:48

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165...

8:31

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet...

8:17

“Do të keni probleme financiare”, parashikimi i...

8:05

Temperatura deri në 40 gradë Celcius, parashikimi...

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

11:36

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep...

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.