Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, përshëndet rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare”, shprehet Lindita Nikolla.

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot  me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi se

Raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *