Subscribe

Në Kosovë ka nisur vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç vetëm në rastet me sëmundje apo imunitet të dobësuar, ndërsa ministria e Shëndetësisë paralajmëron se shumë shpejt do të nisë imunimizimi masiv edhe për këtë grupmoshë.
Zëvendësministri, Arsim Berisha bëri të ditur se vendimi i komitetit të Vaksinimit pritet të merret në ditët në vijim.

ARSIM BERISHA
ZV/MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE
“Vaksinimi është arma e vetme për luftën kundër COVID-19. Edhe tashmë ekziston mundësia e vaksinimi nga mosha 12 vjeç por të dhënat shkencore që japin DSD, SHBA, BE që flasin për vaksinim në masë edhe të kësaj moshe janë në shqyrtim nga Komiteti i Vaksinimit. Në ditët në vazhdim do ketë shqyrtim dhe vendim nga ana e Komitetit”.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg thotë se Kosova është vonuar për vaksinimin e moshave shkollore, sidomos tani kur edhe ka nisur procesi mësimor.

AURORA DOLLENBERG
KRYETARE, MJEKET SHQIPTARE
“Patjetër që edhe fëmijët e moshave shkollore në Kosovës pavarësisht situatës stabile që po tregon Kosova momentalisht duhet të vaksinohen se viti shkollor është akoma i gjatë dhe probabilitetit që infeksionet e reja përmes variantit Delta dhe varianteve të tjera të COVID-19 të përhapen në mënyrë të rrufeshme. Madje nga shkolla në shkollë është shumë e lartë, kështu që edhe pse jemi akoma pak me vonesë si shtet për vaksinimin e fëmijëve përsëri jeni akoma në kohë për Kosovën që të fillojë masivisht vaksinimin me Pfizer tek fëmijët mbi 12 vjeç”.

Ekspertë të tjerë shëndetësorë i bashkohen thirrjes që Kosova të nisë vaksinimin e fëmijëve por dozat të jepen në përshtatje me peshën trupore dhe moshën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *