Subscribe

Kombëtarja e Kosovës ka filluar stërvitjet ne prag te eliminatoreve kundër Kroacisë dhe Ukrainës. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki është optimiste për takimin e pare ne “Loro Boriçi”, duke pare edhe mungesa te rëndësishme te kroateve si Modriç apo Rakitiç, ndërsa shpreson te rrëmbeje nje tjetër rezultat pozitiv, ashtu si ne Finlande ne ndeshjen e pare. Ndërkohe, radhët e kombëtares kosovare, vazhdojnë te shtohen nga nje ndeshje ne tjetrën. Ne këto dy ndeshje, Kosovës i janë bashkuar sulmuesi Arber Zeneli nga Herenven, talenti 16-vjeçar Labinot Kabashi nga Barcelona dhe i pari i huaj qe përqafon kombëtaren me te re, portieri boshnjak Adis Nurkoviç. Pas takimeve te para, Grupi I paraqet nje tablo mjaft interesante me te gjitha skuadrat, me nga një pike. Takimi mes Kosovës dhe Kroacisë, do te luhet ditën e enjte ne orën 20:45 ne “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *