E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova në zi! Homazhe për ish-kryeministrin Rexhepi

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-kryeministri i parë i Kosovës Bajram Rexhepi. Ai u përcoll me nderime të larta shtetërore dhe të shtëna armesh, në prani të familjarëve, politikanëve dhe miqve te shumte.

 

Rexhepi ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 63-vjeçare në Turqi, ku po kurohej për një kohë të gjatë për një sëmundje te rende. Me herët gjate ditës, politikanë, miq dhe qytetarë të shumtë mbajtën homazhe në hollin e kuvendit ku ishte vendosur trupi i tij.

 

Reklamë

Bajram Rexhepi, ish-mjek, do të mbahet mend për kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës kur iu bashkua UÇK-së e më pas edhe në jetën politike, si drejtues i qeverisë dhe kryetar i komunës së Mitrovicës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë