E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova në OBD, dështon Serbia dhe Rusia

Republika e Kosovës pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, në Bruksel me të drejta të plota njëlloj si 182 shtetet anëtare.

 

Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, z. Kunio Mikuriya. Gjithashtu është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.

 

Reklamë

Gjatë punimeve të sesionit të OBD-së, Republika e Kosovës ka pasur të drejtën e marrjes së fjalës, të drejtën e votes, gjithashtu u konfirmua nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës.

 

Ndërkohë dështuan përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës, pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere.

 

Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari  i vitit 2017.

Vazhdo të lexosh

Reklamë