Subscribe

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se gjenden në pikun e pandemisë dhe kërkojnë respektimin e masave që ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes. Gjatë dy javëve të fundit është shënuar një numër rekord viktimash dhe të infektuarish, ndërsa kapacitetet spitalore janë kufizuar ndjeshëm.

BLERIM SYLA

KRYETAR I FEDERATËS SINDIKALE TË SHËNDETËSISË

“Nëse asim si punëtorë shëndetësorë ne normalisht që kërkojmë të merren masa sepse janë stërmbushur kapacitetet, punëtorët janë të stërlodhur. Por në anën tjetër pasi që shteti është vështirë ta kontrollojë situatën dhe çështja ekonomike është shumë e rëndë për të gjitha bizneset, me të vërtetë vendimi duhet të jetë paksa i matur. Unë jam ithtar i asaj që të mos mbyllet, mirëpo të vendosen masa të cilat duhet të respektohen”.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi ka deklaruar se mbi 80 për qind e pacientëve të shtruar në spitale janë në oksigjenoterapi.

Për më tepër, edhe situata ekonomike paraqitet shqetësuese. Oda e Afarizimit në Kosovë ka deklaruar se bizneset gjenden në një situatë tejet të vështirë.

FJOLLA SMAILI

ZËDHËNËSE E OAK

“59 përqind e bizneseve janë deklaruar se kanë mbyllur bizneset për 3 muaj. 8 përqind janë deklaruar se bizneset nuk janë mbyllur asnjë një herë në pandemi. Sektori më i prekur në këtë kohë ishte gastronomia me 66 përqind, ndërsa rritje të qarkullimit patën sektorët siç janë barnatoret dhe marketet ushqimore. Gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të punësimit. Rreth 60 mijë vende të punës janë humbur në pandemi”.

Nga dita e martë, në Kosovë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor dhe mbështetës, me 24 mijë dozat e dhuruara nga COVAX por ato nuk janë të mjaftueshme për vaksinimin e personave mbi moshën 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *