E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Video · Kosova

Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova mban heshtje zgjedhore në prag të votimeve të së dielës për raundin e dytë të votimeve për krerët komunalë.

 

38 kandidatë do të përballen për të marrë kryesinë në 19 komuna, të cilat në zgjedhjet e 22 tetorit dolën në balotazh.

 

Reklamë

Gara më e forte pritet të jetë në qendrat më të mëdha, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicën e Veriut, ku në raundin e parë nuk arriti të siguronte fitoren asnjë parti.

 

Në Prishtinë, Arban Abrashi i LDK-së do të jetë përballë Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy parti do të jenë sfidojnë njëra-tjetrën edhe ne komunën e Prizrenit.

 

Ndërsa në përballjen e parë, ajo që surprizoi ishte lista serbe e cila arriti të sigurojë fitoren në 9 komuna.

 

Të dielën rreth 1.4 milionë qytetare me të drejtë vote do t’i drejtohen qendrave të votimit. Ndërkohë, autoritetet e Kosovës janë vënë në gatishmëri për të garantuar një proces të qetë dhe pa probleme.

Më shumë video

Reklamë