Subscribe

Atmosfera festive e 28 Nëntorit, ditës së flamurit, ndihet edhe në Kosovë.

 

Gjatë homazheve në Prekaz presidentja  Vjosa  Osmani uroi të gjithë shqiptarët për pavarësinë, ndërsa theksoi se kjo datë lidhet edhe me ngjarje të tjera të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

 

“Sot e fillojmë këtë ditë historike duke e nderuar një figurë dhe një familje po aq historike sa edhe vetë flamuri kuq e zi, familjen Jashari, njëkohësisht duke shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe daljen e parë publike të ushtrisë sonë çlirimtare më 28 nëntor 1997. Është pikërisht flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor, që është ditë që na kujton gjithsecilit prej nesh çmimin e lartë të lirisë, por njëkohësisht edhe sakrificat që janë bërë për shekuj në mënyrë që të jetojmë të lirë.

 

Në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz së bashku me Osmanin ishte edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

 

“28 Nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu ku është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Po ashtu kjo datë është dalja publike e ushtrisë sonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Nëntorët do të festohen gjithmonë. Uroj që neve të na gjejë gjithmonë të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë.”

 

Qytetet në mbarë Kosovën janë zbukuruar me flamujt kombëtar  me rastin e 28 nëntorit , shpalljes së pavarësisë. Ndërkohë  institucionet në Prishtinë kanë  organizuar aktivitete të ndryshme për këtë datë të shënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *