Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që menjëherë t’i largojnë nga tregu prodhimet që nuk i referohen Kosovës si shtet.

 

Ndër të tjera ministri Shala kërkoi edhe nga Dogana e Kosovës që të mos lejojë hyrjen në Kosovë të prodhimeve të tilla.

 

“Pas raportimeve të qytetarëve dhe po ashtu pas inspektimeve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut, që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin ‘Kosovë/o dhe Metohi’, ‘Kosovë/o UNMIK’ apo ‘Kosovo/a Rezuluta 1244’, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë”.

 

Ndërkohë javë më parë, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 10% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *