E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova ndalon fluturimet e avioneve Boeing 737 dhe 738 MAX

Avioneve tip Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX u është ndaluar përkohësisht operimi mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, duke thënë se këta tipa të avionëve nuk do të operojnë përkohësisht, për shkak “të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX”, thuhet në njoftim.

Më herët edhe Bashkimi Evropian, Norvegjia, Australia, Kina, Malejzia, Singapori, Indonezia, Brazili, Meksika, India njoftuan se kanë ndaluar këtë lloj të aeroplanit për të fluturuar në hapësirat e tyre ajrore deri në një njoftim të ardhshëm.

Ky vendimi vjen pas rrëzimit të një avioni te tille nga Etiopia më 10 mars ku humben jetën 157 njerëz./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë