Subscribe

Kosova njoftoi shtrëngimin e masave gjatë periudhës së festave për të parandaluar rritjen të rasteve me koronavirusit. Të gjitha institucionet publike nuk do të lejohen të organizojnë mbrëmje festive ndërsa institucionet e arsimit nuk do të kenë mundësinë të zhvillojnë ekskursione. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se vendi  po përballet me një situatë të vështirë.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTËR NË KOSOVË

 

 “Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten. Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve.”

 

Edhe Italia do të izolohet gjatë festave ku dyqanet, restorantet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura. Ndërsa qytetarët do të lejohen të lëvizin vetëm për punë ose për emergjenca shëndetësore. Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se ky vendim nuk ishte i lehtë por i detyruar për shkak të numrit të lartë të infektuarve ditorë.

 

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER NË ITALI

 

“Ekspertët tanë ishin shumë të shqetësuar për një rritje të rasteve gjatë Krishtlindjes. Prandaj, ne u detyruam që të veprojmë. Prandaj na u desh të vepronim. gjatë kësaj periudhe, italianët mund të pranojnë në shtëpitë e tyre deri në dy mysafirë, por këtu nuk përfshihen edhe personat nën moshën 14-vjeçare. Ndërkaq, ora e ndalimit të qarkullimit do të vazhdojë të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00.”

 

Ndërkohë edhe vendet e tjera të Europës kanë forcuar masat parandaluese. Holanda dhe Gjermania kanë vendosur izolim deri në javën e parë të janarit. Në Austri nga 26 dhjetori, dyqanet jo thelbësore do të mbyllen dhe lëvizja e qytetarëve do jetë e kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *