Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten një rezolutë, e cila e dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit dhe përmend nevojën e një hetimi ndërkombëtar.

 

Rezoluta është miratuar me 97 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, raporton REL.

 

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

 

Seanca e 28 shtatorit në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të zyrtarit policor të vrarë Afrim Bunjaku – tashmë të shpallur hero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *