E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kosova miraton fondin e Ballkanit

Parlamenti i Kosovës me 89 vota pro dhe dy kundër, miratoi këtë të enjte projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, tha se kjo marrëveshje është derivat i procesit të Berlinit, që përmes pakteve ndërqeveritare të themelohet një qendër që do ta ndihmojë rininë e rajonit të bashkëpunojnë.

 

Një reagim erdhi edhe nga shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, që e cilësoi këtë një lajm të mirë. “Kuvendi  ratifikoi marrëveshjet e nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e fondit të Ballkanit perëndimor dhe zyrës rajonale për bashkëpunimin rinor. Të dyja këto nisma rajonale të rëndësishme do të kenë selinë e tyre në tiranë. Një dëshmi tjetër e rolit të posaçëm të Shqipërisë dhe përkushtimit tonë për më shumë siguri, mirëqenie dhe orientim të qartë euro-atlantik të rajonit”, u shpreh Bushati.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë