E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Kosova miraton buxhetin e 2021

Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Deputetët kaluan draftin me 85 vota pro ndërsa nuk kishte kundërshtime apo abstenime.

 

Fillimisht ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, beri të ditur se janë parashikuar 40 milionë euro shtesë për vaksinat kundër COVID-19.

 

Reklamë

Ligji i miratuar nga Kuvendi i dërgohet Presidentit i Republikës së Kosovës. Nëse presidenti nuk merr asnjë vendim për tete ditë, atehere buxheti hyn automatikisht ne fuqi.

 

Seanca e jashtëzakonshme u zhvillua pas thirrjes së lidhjes demokratike,  me qëllim që ligji të miratohet para se të shpërndahet parlamenti.

 

Buxheti i miratuar për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë