E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosova merr masa kundër virusit, orët e fundit shënuan edhe 4 viktima të tjera

4 persona të tjetrë kanë humbur jetën  orët e fundit si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 70.

Në orët e para të mëngjsit forca policie rrethuan Klinikën Infektive, ndërsa më vonë ky institucion është vizituar edhe nga ministri i shëndetësisë Armend Zemaj, i cili zgjodhi të mos flasë për meditat.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit Kosova ka regjistruar 557 raste të reja me COVID-19 dhe vetëm një ditë më parë autoritetet raportuan një shifër rekord të viktimave, 8 pacientë të vdekur nga virusi, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Shifrat alarmante në rritje detyruan kryeministrin Avdullah Hoti të zhvillojë një takim me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.

Reklamë

Gjatw mbledhjes wshtw diskutuar pwr shtimin e kapaciteteve nw shtretwr dhe personelin ,jekwsor, blerjen e aparaturave shtesw pwr testim, si dhe riorganizimin e klinikave, pwrfshirw edhe spitalet private.

Kryeministri hoti njoftoi se sonte duke nisur nga ora 21:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit të kufizohet lëvizja në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë