E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 8 minuta më parë
Video · Kronikë

Kosova mbyll kafenetë dhe hap spitale fushore/ Sot 21 viktima të tjera

Kosova numëron të tjera viktima nga koronavirusi ndërsa shtohet ndjeshëm edhe numri i pacientëve të infektuar. Këtë të shtunë u raportuan 21 të vdekur, mes tyre edhe të rinj nga mosha 20 vjec.

Ministria e shëndetësië bën të ditur se në rreth 11 mijë teste të kryera gjatë orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë mbi një mijë raste ndërsa 73 pacientë janë në kujdes intensiv.

 

Autoritetet shëndetësore në të gjitha komunat kanë nisur përgatitjet për ngritjen e spitaleve fushore. Palestra sportive e hapësira brenda Qendrave të Mjekësisë Familjare janë vlerësuar se plotësojnë kushtet për të vendosur shtretërit.

 

MUSTAFË GASHI

MJEK FAMILJAR

 

“Qendra e re e Mjekësisë Familjare, kati i dytë i cili momentalisht ka qenë i shfrytëzuar, tash atje i kemi organizuar hapësirat dhe kapacitet për shtrim të pacientëve por për qëndrim ditor për ta marrë terapinë nëse paraqitet nevoja për kujdes të avancuar apo hospitalor atëherë duhet që të ketë një bashkëpunim me nivelin qendror, me QKUK, me ekipe mjekësore të specializuara për trajtimin e sëmundjes”.

 

Ndërkohë në Prishtinë janë mbyllur më shumë se 20 bare gjatë dy ditëve të fundit, me pretendimin se nuk plotësojnë kushtet për mbrojtjen nga virusi.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Veton Zuka e konsideron masën të papranueshme dhe abusive.

 

VETON ZUKA

KRYETAR, SHOQATA E GASTRONOMEVE

 

“Ju garantoj që 95 për qind prej tyre i plotësojnë kushtet për hapësira sepse i kanë terasat lëvizëse. Në moment që është lëvizëse ajo krijon hapësirë vetvetiu sepse janë të konstruktuara ashtu”.

 

Nga dita e hënë kur kanë hyrë në fuqi masat e reja, sektori i gastronomisë mund të punojë deri në orën 21:30, vetëm në ambiente të hapura e duke shfrytëzuar 50% të hapësirës.

Më shumë video