Subscribe

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë nisur vaksinimin e kategorive më të rrezikuara të popullsisë, por Kosova bën përjashtim, raporton Vizion Plus.

Vendi me rreth 1.8 milionë banorë nuk ka arritur të sigurojë asnjë dozë të vetme të vaksiëns kundër covid 19. Ministria e shëndetësisë duket e paqartë mbi këtë process edhe pse deklaron se cdo gjë po shkon sipas planit.

 

ARMEND ZEMAJ

MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE

 

“Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 75 përqind të popullatës sonë. Pres që sipas planit për vaksinim anti-COVID të hartuar nga Instituti të zbatohen nga të gjithë nivelet e përkujdesjeve shëndetësore duke lluar nga ajo primare. Puna jonë është transparente, e përqendruar dhe e pandalshme”.

 

Ndërkohë Shoqata e pacientëve të Kosovës akuzon ministrinë e shëndetësisë për mungesë transparence.

 

Besim Kodra

Shoqata e Pacienteve te Kosovs

“Ne vazhdimisht kemi pasur premtime se do vijnë në këtë datë apo në një tjetër dhe do vije kjo dozë apo ajo dozë, por ende nuk kemi parë qartë se kush është furnizuese me vaksina, cili model i vaksinës, cila do jetë sasia dhe data e saktë kur ato vaksina do vijnë në Kosovë. Vazhdimisht kemi pasur premtime të pabazuara, të pa faktuara dhe të kanë shkaktuar një konfuzitet tek popullata”.

 

Ndërsa covax ka nisur shpërndarjen e kontigjenteve të para në vendet e varfra, Kosova është ende në pritje të mbi 100 mijë dozave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *