E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kosova kundër “Ballkanit të hapur”, kërkon bashkëpunim në kuadër të integrimit europian

Mungesa e Kosovës në projektin që tashmë quhet “Ballkani i hapur” nuk ka mbetur pa u komentuar në thuajse të gjitha takimet mes krerëve të qeverive nismëtare. Megjithatë, Prishtina zyrtare vijon ta kundërshtojë bashkëpunimin rajonal në këto baza, duke thënë se është pa vizion për rajonin.

 

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në forumin ekonomik që po mbahet në Shkup. Sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet axhendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që Kurti i konsideron të dëmshme për shqiptarët.

 

Reklamë

Në një përgjigje me shkrim, zyra e shtypit sqaron se Kosova nuk e miraton iniciativën e Novi Sadit dhe nuk ka patur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takime.

 

“Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes marrëveshjes evropiane për tregti të lirë me Evropën Juglindore), nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor”, thuhet më tej në reagim.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë