E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Kosova kthen mbrapsht futbollistët serbë/ VIDEO

Ekipi i futbollit serb Crvena Zvezda është kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Jarinjës, nga policia Kufitare e Kosovës, duke mos u lejuar që të zhvillojë ndeshjen e parashikuar me ekipin e Trepçës.

 

Ekipi i Crvena Zvezdës ishte planifikuar që të zhvillonte një ndeshje kundër klubit të serbëve të veriut “Trepça”, e vlefshme për Kupën e Serbisë.

 

Reklamë

Ndonëse FIFA e kishte dhënë lejën për zhvillimin e ndeshjes, Federata e Futbollit të Kosovës e refuzoi një përballje mes këtyre dy ekipeve duke e quajtur atë si një provokim të hapur nga ana e Serbisë.

 

Autoritetet kosovare nuk lejuan kalimin e ekipit të futbollit dhe të tifozëve serbë, çka solli zëmërim në radhët e këtre të fundit. Pamjet e kthimit mbrapsht janë publikuar nga klubi i Crvena Zvezda.

Më shumë video

Reklamë